Trazira në Londër, protestuesit përplasen me policinë për masat anti-Covid (VIDEO)

Mijëra banorë të Londrës kanë dalë sërish në rrugë për të kundërshtuar masat kundër koronavirusit të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e gjerë të pandemisë.

Edhe pse Britania e Madhe renditet ndër vendet e para në botë për ecurinë e mirë të procesit të vaksinimit (aktualisht gjysma e popullsisë e vaksinuar), autoritetet i tremben një vale të re infektimesh dhe për këtë arsye kanë hezituar të lehtësojnë masat në zonat më të rrezikuara.

Protestuesit u mblodhën në parkun Hyde dhe gjatë marshimit të tyre u regjistruan dhe përplasje me policinë. Dhjetëra u arrestuan, ndërsa pati dëme materiale dhe në bizneset e lokalet në anë të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?