Treni del nga shinat, humbin jetën 2 makinistë, plagosen dhjetëra të tjerë (Foto)

Një tren i linjës Milano-Salerno ka dalë nga shinat në zonën e Livraga, në provincën e Lodi, duke marrë përpara edhe disa vetura dhe duke u batuar.
Dy të vdekur dhe 27 të plagosur është bilanci paraprak. Treni është i pari i orëve të mëngjesit që niset nga stacioni i Milanos në 5.10. Në momentin e aksidentit në bord ishin 28 pasagjerë gjithsej, përveç personelit.

‘Mund të ishte një masakër’, ka thënë për Ansa-n prefekti i Lodi Marcello Cardona që flet nga vendngjarja. Dy makinistë kanë mbetur të vdekur dhe 27 janë të plagosur, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por policia ka nisur një hetim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?