FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump apo Clinton? “Më mirë, një meteor të shkatërrojë Tokën”

Një në katër të rinj amerikanë preferojnë më mirë që një meteor gjigant të shkatërrojë Tokën sesa kandidati republikan Donald Trump apo kandidatja demokrate Hillary Clinton të bëhen president të vendit, sipas një sondazhi të Universitetit të Masaçusets (SHBA) të realizuar në bashkëpunim me kompaninë Odyssey.

Konkretisht rreth 53% e më shumë se 1200 të rinjve mes 18-35 vjeç preferojnë që planeti të shkatërrohet para se të shohin Trumpin si president të SHBA, përballë 34% në rastin e Clintonit.

Kështu rreth 39% e pjesëmarrësve në sondazh preferojnë që presidenti aktual Barack Obama të qëndrojë në detyrë përjetë në mënyrë që asnjë nga këta dy kandidatë të mos zërë zyrën e tij. 26% mendon se për amerikanët do të ishte më mirë nëse do të zgjidhnin liderin e ardhshëm me short.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Natyrisht nuk mendojmë se e kanë seriozisht”, thekson drejtori i Qendrës së Opinionit Publik në Universitetin e Masaccusets në Loëell, Joshua Dyck, i cili shton se pyetja ironike ishte e destinuar të maste pakënaqësinë që ka rinia në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 8 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas rezultateve etiketa #Giant Meteor2016 është shndërruar në një nga tendencat më popullore në Tëitter me qëllimin për t’i shprehur mbështetjen ndaj kësaj “kandidature imagjinare” dhe zhgënjimin mbi kandidatët aktualë.-Dita

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?