Trump: Do të vendosim sanksione ndaj Francës

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione ndaj Francën në “një akt reciprociteti”, nisur nga njoftimi i Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

“Nëse do të kishte një vend që mund t’i taksonte këto kompani, ky do të ishte vendi i tyre, SHBA-ja”, tha Trump. “Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e zotit Macron”, shkruante më tej në një postim në twitter zoti Trump, duke iu referuar Presidentit francez Emmanuel Macron.

“Gjithmonë kam thënë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!”, shkruante ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se Uashingtoni “është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Francës për të miratuar një taksë mbi shërbimet dixhitale, në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masa e njëanshme e Francës duket se synon kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë.

Presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar.

Muajin e kaluar zyra e përfaqësuesit amerikan për Tregtinë njoftoi se do të zhvillojë një seancë dëgjimore në 19 gusht lidhur me hetimin që po kryen.

Situata mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja apo kufizimeve të tjera tregtare nga ana e SHBA-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?