Trump: FBI po korrigjon një gabim të tmerrshëm

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, e priti me një gëzim të hapur deklaratën që policia amerikane federale (FBI) do të rihapë dosien e lidhur me përdorimin nga rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, të një serveri privat për mesazhet kur ajo ishte sekretare e Shtetit.

“Korrupsioni i Hillary Clinton arrin një nivel të paprecedentë”, deklaroi ai gjatë një tubimi në Mançester, në Nju Hampshajër, ndërkohë që përkrahësit e tij thërrisnin, “burgoseni”.

“Kam një respekt të madh për faktin që FBI-ja dhe Ministria e Drejtësisë janë të gatshme të kenë guximin të korigjojnë gabimin e tmerrshëm që kanë bërë duke mbyllur hetimin e tyre pa nxjerrë Clinton-in para përgjegjësisë”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
FBI ka rihapur hetimet në lidhje me skandalin e e-maileve të Hilari Klinton. Ky vendim erdhi pas zbulimit të disa e-maileve të reja në serverin privat të kandidates demokrate që mund të përmbajnë sekrete shtetërore. 
Drejtori I FBI James Comey ka thënë se byroja po rihap hetimet rreth emaileve të Hilari Klinton. Hetuesit kanë zbuluar emaile të reja “në lidhje me një rast që i përket hetimeve”, u shpreh ai. Comey theksoi se hetuesit do të përcaktojnë nëse emailet përmbajnë informacion të klasifikuar. FBI ka zbuluar detri më tani se kandidatja Demokrate për zgejdhjet presidenciale në SHBA ka përdoru informacion secret në emailin privat.
Comey e quajtur përdorimin e informacionit të klasifikuar nga Klinton gjatë kohës kur ishte sekretare e shtetit si “pakujdesi ekstreme”, por e ka liruar atë nga çdo lloj akuze kriminale. Kreu i FBI tha në një letër për Kongresin se ai “nuk mund të vlerësojë mëse ky material është i rëndësishëm dhe nuk mund të parashikojë sa gjatë mund t’i duhet për të përfunduar këtë punë shtesë”.
Kjo deklaratë bombë vjen vetëm disa ditë para se qytetarët Amerikanë t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Nuk dihet sa mund të ndikojë kjo në sondazhe, por aktualisht Klinton qëndron në avantazh ndaj rivalit Republikan, Donald Trump. Në një takim elektoral në Nju Hempshër, ky i fundit sulmoi kandidaten Demokrate duke thënë: “Ata kanë rihapur çështjen për veprimet e saj kriminale dhe të paligjshme, që rrezikojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Korrupsioni I Hilari Klinton është në një shkallë që nuk është parë ndonjëherë. Ne nuk duhet ta lejojmë atë që të dërgojë skemën kriminale në Shtëpinë e Bardhë”.
Ndërkohë, zbulimi se Klinton ka thyer rregullat federale duke përdorur emailin e saj privat në lidhje me informacione shumë të ndjeshme ka dëmtuar besueshmërinë e saj tek votuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?