FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Politika e Clintonit sjell Luftën e Tretë Botërore

Kandidati republikan për presidencën amerikane, Donald Trump tha se politika e jashtme e rivales së tij, Hillary Clinton në Siri mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

Ai tha se SHBA duhet të përqëndrohet në mposhtjen e Shtetit Islamik dhe jo të bindë presidentin sirian Bashar al-Assad që të braktisë pushtetin. Clinton më herët propozoi krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Siri, diçka që një pjesë e analistëve mendojnë se mund të sjellë një konflikt me avionët rusë. Fushata e Clintonit akuzoi Trumpin se luam me frikën e amerikanëve.

Por, kandidati republikan foli me një ton apokaliptik kur kritikoi planin e rivales së tij demokrate për të kontrolluar hapësirën ajrore siriane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore nëse dëgjojmë Hillary Clintonin. Nëse bëjmë siç thotë ajo, nuk do të jemi në luftë vetëm me Sirinë, por edhe me Rusinë dhe Iranin. Rusia është një fuqi bërthamore dhe armët e saj bërthamore funksionojnë, jo si në vende të tjera që vetëm flasin”, deklaroi Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithë kritikat nga fushata e Clintonit për komentet e tij, fjalët e Trumpit i bëjnë jehonë deklaratës së gjeneralit Joseph Dunford, ushtaraku më i lartë në SHBA, i cili para Senatit tha se që të kontrollohet hapësira ajrore siriane nga SHBA, duhet që Amerika të hyjë në luftë me Rusinë dhe Sirinë.

Në fjalimin e tij, Trump gjithashtu kritikoi republikanët që nuk e mbështesin, duke thënë se nëse partia do të ishte e bashkuar, do të ishte e pamundur të humbiste zgjedhjet ndaj Hillary Clintonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?