Trupat e viktimave të Covid gjenden ende në kamionë frigoriferët e New Yorkut
Shtetet e bashkuara të Amerikës janë dhe vendi më i prekur nga koronavirusi, ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Qindra trupa që kanë vdekur si rezultat i koronavirusit janë akoma duke u ruajtur në kamionë frigoriferë në New York Port për më shumë se një vit, duke pritur të transportohen në Hart Island.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët nuk thanë kur trupat do të zhvendoseshin në Hart Island ose diku tjetër.
Rimorkiot e frigoriferëve u instaluan në muajin prill të vitit të kaluar për të ndihmuar sistemin e varrimit të qytetit. Që nga ajo kohë, trupat e rreth 750 njerëzve kanë pritur për varrimin.
Këta janë kryesisht njerëz, familjet e të cilëve nuk mund të gjejnë ose nuk kanë mundësi të organizojnë një funeral, thonë zyrtarët e qytetit.
Ishulli Hart është vendi i fundit i pushimit për më shumë se një milion njerëz në New York, shumë prej të cilëve nuk kishin fonde për funeralet private./abcnews.al
KOHA JONË SONDAZH

