FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia arreston kryeredaktorin e gazetës opozitare

Autoritetet turke kanë arrestuar kryeredaktorin e gazetës opozitare laike, Cumhuriyet.

Gazeta ka konfirmuar në faqen e saj se kryeredaktori Murat Sabuncu dhe një kolumnist i gazetës, Guray Oz, janë arrestuar, pas bastisjes në shtëpitë e tyre.

Arsyeja e arrestimeve nuk është e qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato vijnë në kohën kur Qeveria turke po godet secilin që dyshohet se ka lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, akuzohet nga autoritetet në Turqi për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik.

Gulen e ka mohuar përfshirjen.

Dhjetëra media, përfshirë një numër të madh të atyre kurde, janë mbyllur në javët e fundit.

Muaj më parë, ish-redaktori i gazetës Cumhuriyet, Can Dundar, është dënuar me gjashtë vjet burg pasi ka publikuar, siç është thënë, sekrete shtetërore që tregojnë për përfshirjen e Ankarasë në operacionet në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?