FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia hetim për terrorizëm 4 gazetarëve, që publikuan fotot e prokurorit të vrarë

 

Drejtësia turke hapi një hetim kundër katër gazetarëve turq të akuzuar për propagandë terroriste për publikimin e një fotoje të prokurorit gjatë pengmarrjes që përfundoi me vdekjen e tij dhe të dy rrëmbyesve.

Prokuroria e Stambollit akuzon të përditshmet ”Hürriyet”, ”Cumhuriyet”, ”Posta dhe Bugün” për publikimin e imazheve të prokurorit, Mehmet Selim Kiraz me një pistoletë në kokë nga njëri prej dy rrëmbyesve, njoftojne mediat turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foto u publikua menjëherë pas fillimit të pengmarrjes nga pjesëtarë të Partisë Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit, që mori përsipër përgjegjësinë e operacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?