Turqia kërkon nga NATO ti jap fund misionit të saj në Detin Egje

“Ky ishte mision i përkohshëm dhe qëllimi i këtij misioni është arritur. Nuk ka nevojë që ajo të vazhdojë”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık.

Ministri i Mbrojtjes të Turqisë Fikri Işık i ka kërkuar NATO-s që t’i japë fund misionit kundër emigrantëve në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve të enjten, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Fikri Işık: “Ne kemi njoftuar zyrtarisht NATO-n në lidhje me qëndrimin tonë, se ky aktivitet i NATO-s duhet të përfundojë deri në fund të vitit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky ishte mision i përkohshëm dhe qëllimi i këtij misioni është arritur. Nuk ka nevojë që ajo të vazhdojë. Janë apo nuk janë forcat e NATO-s atje, ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër lëvizjes së emigrantëve. Sipas nesh, nuk ka nevojë që NATO ende të mbajë forcat e saj në Detin Egje”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se rënia dramatike e numrit të emigrantëve që kalojnë përmes Detit Egje ka ndodhur falë operacioneve të suksesshme nga patrullat e kryera të Komandës së Gardës bregdetare turke, dhe jo për shkak të NATO-s.

Disa orë pas deklaratës së ministrit Işık, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën për media tha se Aleanca ka vendosur që të vazhdojë fushatën në Detin Egje.

Ai theksoi se ky misioni i NATO-s ka për qëllim të ndihmojë Turqinë dhe Greqinë, si pjesë e operacioneve në Detin Egje për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.

“Prandaj kemi vendosur të vazhdojmë misionin tonë në detin Egje”, tha ai.

Turqia dhe BE-ja kanë nënshkruan në muajin mars një marrëveshje për parandalimin e migrimit ilegal nëpër Detin Egje sipas së cilës obligohen të ndërmarrin masa të rrepta kundër trafikantëve dhe përmirësimin e kushteve në të cilat ka rreth tre milionë refugjatë sirianë në Turqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?