Turqia legalizon kanabisin në 19 provinca për qëllime mjekësore
Turqia ka hapur dritën jeshile për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore në 19 provinca, shkruan Daily Sabah.
Sipas ligjit të ri, do të lejohen të kultivojnë kanabisin për qëllime mjekësore fermerët në Amasya, Antalia, Bartin, Burdur, Corum, Izmir, Karabük, Kastamonu, Kayseri, Kütahya, Malatya, Ordu, Rize, Samsun, Sinop, Tokat, Uşak, Yozgat dhe Zonguldak.
Fermerët që do të kultivojnë kanabisin në fillim duhet të marrin një leje nga qeveria e cila është e vlefshme për tre vjet. Ndërkohë ata duhet ti përmbahen rregullave të caktuara që i ndalon ata ta shesin si drogë tek konsumuesit.
Po ashtu kultivuesit janë të detyruar që t’i parqesin ministrit një kontratë me shkrim, ku të deklarojnë se nuk kanë qenë të përfshirë në prodhimin e paautorizuar të kanabisit apo shitjes së tij.
Sipas rregullores së re, ministria mund të zvogëlojë ose të rrisë numrin e fushave të kultivimit dhe do të kontrollojë prodhimin e saj të paktën një herë në muaj.
KOHA JONË SONDAZH

