U drejton gishtin e mesit protestuesve, Ministrja e re e Arsimit në Britani tregon arsyen

Ministrja e Arsimit në Britaninë e Madhe, Andrea Jenkyns, është vënë në qendër të kritikave, pasi është filmuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të fushatës “Bye Boris” që ndodheshin përpara Downing Street, duke pritur rezultatin e mbledhjes që vendosi fatin e Kryeministrit.

Deputetja konservatore e ka mbrojtur gjestin e saj ndaj turmës së protestuesve kundër Boris Johnson, duke thënë: “E humba durimi, sepse më ofenduan”.

Deputetja konservatore dhe ministrja e re e Arsimit e sapoemëruar, gjithsesi ka pranuar se ajo ‘duhej të kishte treguar më shumë qetësi’ gjatë incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të kisha treguar më shumë gjakftohtësi, por edhe unë jam njeri”, shtoi zonja Jenkyns.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo tha se po mbronte veten e saj pasi iu nënshtrua “abuzimit” gjatë viteve, duke përfshirë dy kërcënime me vdekje në javët e fundit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?