U filmuan duke rrahur keq një 62-vjeçar në spital, arrestohen dy policët

Dy policë në Hong Kong janë arrestuar pasi kanë harrur keq një burrë të prangosur.

Një video shokuese e incidentit, i cili ndodhi më 12 qershor, është publikuar së fundmi nga një ligjvënës i qytetit i cili shprehej i shqetësuar për mënyrën sesi po trajtohen njerëzit nga autoritetet.

Videoja tregon dy policë ndërsa godasin me radhë një 62-vjeçar në organet gjenitale, stomak dhe fytyrë në mënyrë të përsëritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

62-vjeçari ndodhej në ambientet e një spitali i prangosur dhe nuk mund të mbrohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policët shihen teksa mbajnë radhë për të sulmuar të sëmurin, ndërsa një prej tyre sigurohet që t’i mbyllë gojën që të mos bërtiste.

Sipas mediave vendase, viktima, mbiemri i të cilit është Chung, ishte arrestuar pasi dyshohej të kishte sulmuar një polic rreth orës 11 të natës së kaluar.

Hong Kong police officers caught on camera beating an old man

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?