U kap dje me drogë dhe armë, gjykata greke liron me kusht Notis Sfakianakis
Një gjykatë në Athinë liroi me kusht këngëtarin Notis Sfakianakis, i arrestuar një ditë më parë pasi gjatë kontrollit në makinën e tij policia gjeti 2 gramë kokainë dhe një armë, pistoletë.
Pas seancës, avokati i tij mbrojtës do të shprehej:
“Ai e mban armën prej vitesh për shkak të sigurisë personale”.
I cilësuar si “Zoti i natës”, Sfakianakis nisi jetën muzikore në fillim të viteve ’90 duke kënduar në klubet e natës. Ai ka shumë popullaritet në vendin fqinj, por jo vetëm.
Në 2013 ai mbështeti hapur partinë neo-naziste Agimi i Artë, por që më pas u tërhoq.
KOHA JONË SONDAZH

