U shpall i vdekur, por 27-vjeçari zgjohet pak para autopsisë

Një 27-vjeçar që u shpall i vdekur pas një aksidenti automobilistik me motor, u zgjua në sallën e operacionit, pak para se mjekët të fillonin autopsinë.

Historia ndodhi në spitalin publik të Mahalingapur, në Karnataka të Indisë. Lëvizjet e tij u vunë re nga mjeku i cili po përgatitej për procedurën. Pas ekzaminimit të mëtejshëm, 27-vjeçari ishte ende gjallë.

Pacienti ishte transferuar në institucionin publik nga familja e tij për procedurat e kërkuara nga sigurimi i jetës, pasi mjekët në një klinikë private e shpallën atë të vdekur dhe i shkëputën aparatin e frymëmarrjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?