U shpall i vdekur, zgjohet pak minuta para se ti merrnin organet

Një adoleshent i cili u deklarua i vdekur pasi u godit nga një fugon, kur u zgjua mjekët ishin gati të dhuronin organet e tij. Familjarëve të pikëlluar i’u komunikua se 18-vjeçari Lewis Roberts pësoi vdekje klinike katër ditë pas përplasjes. Në mediat e huaja shkruhet se Lewis pësoi dëmtime të mëdha në kokë, kjo pasi u përplas nga një fungon në qytetin e tij Leek dhe u dërgua në spital, ku ai i’u nënshtrua një operacioni urgjent.

”Katër ditë më vonë, mjekët i dhanë lajmin familjes sonë se fatkeqësisht nuk mund të bëhet asnjë gjë për të, pasi kishte pësuar një vdekje të trurit dhe ndërroi jetë. Pasi i thamë lamtumirën tonë Lewis, prindërit e tij ranë dakord me guxim që organet të dhuroheshin për të shpëtuar jetën e shtatë njerëzve të tjerë.

Ky diskutim i bleu Lewis kohë shtesë para se të fikeshe makina e tij që e mbante në jetë. Vetëm disa minuta para operacionit të Lewis, ai filloi të merrte frymë përsëri vetë. Një mrekulli që çdo familje mund të dëshironte pasi u tha që ai kishte shanse zero për të shpëtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj Lewis ka vazhduar të përparojë. Ai ka filluar të reagojë ndaj testeve të dhimbjes, duke lëvizur gjymtyrët e tij vetë dhe gjithashtu duke lëvizur kokën nga njëra anë në tjetrën, duke shkelur sytë dhe gjithashtu duke lëvizur gojën. Çdo ditë, ky djalë po bëhet më i fortë .

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë njerëz kanë kërkuar të dërgojnë para për Lewis që do përdoren për kurimin e tij. Ne si familje falenderojmë të gjithë për ndihmën dhe mbështetjen që kanë marrë nga shumë njerëz dhe janë mirënjohës për lutjet e të gjithëve dhe urimet e mira për Lewis”, është shprehur një nga pjesëtarët e familjes së 18-vjeçarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?