U sulmua me acid kur ishte 15-vjeçe, pas 13 vitesh martohet: Ndihem e bekuar (FOTO)
Ajo i mbijetoi një sulmi me acid kur refuzoi martesën në moshën 15-vjeçare, dhe sot është martuar me dikë që e njohu në spital gjatë rekuperimit të vështirë. 28-vjeçarja Pramodini Roul, me të djegura të rënda në fytyrë dhe vetëm 20 përqind të shikimit, u martua më 1 mars me 29-vjeçarin Saroj Sahoo, të cilin e njohu në spital në 2018, në qytetin e lindjes Jagatsinhpur.
Përveç plagëve në fytyrë dhe shikimit, Pramodini kishte mbetur pa flokë nga sulmi. Këto nuk e ndaluan atë të shijonte ditën më të bukur të jetës në fillim të muajit në dasmën me 1000 të ftuar, duke përfshrë dhe të mbijetuara të tjera të sulmeve me acid.
Pramodini, e cila mbante një paruke ditën e martesës, tha ”Ndihem e bekuar të martohem me Saroj, është një ndjenjë e mrekullueshme”. Pramodini ishte vetëm 15-vjeçe kur u sulmua me acid në fytyrë, për çka ajo thotë se ndodhi prej refuzimit të nje propozimi për martesë.
Pas vuajtjeve të më shumë se një dekade dhe pesë operacioneve plastike rikonstruktive, ajo njohu në spital dashurinë e jetës së saj. Të dy ata punojnë duke ndihmuar të mbijetuar të sulmeve të urrejtjes me anë të fondacionit të bamirësisë Chaanv Foundation.
KOHA JONË SONDAZH




