U vaksinua, por 24 orë më pas infermierja në Spanjë del pozitive ndaj Covid-19

Në Spanjë ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik rasti i një infermiere që është diagnostikuar me COVID-19, një ditë pasi kishte marrë vaksinën.

Infermierja, sipas raportimit të gazetës El Pais, ishte pjesë pikërisht e grupit që duhet të vaksinonte të moshuarit e një azili në qytetin e Lleidas, në Katalonjë.

Koleget e saj janë tashmë në izolim paraprak, ashtu si dhe 66 të moshuarit e rezidencës, që u vaksinuan ditën e së dielës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katalonja filloi pikërisht vaksinimet me 802 personat e para, më së shumti personel mjekësor dhe persona të moshuara, veçanërisht të rrezikuara nga pasojat e virusit pandemik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?