Uashingtoni i bën thirrje aleatëve të instensifikojnë luftën kundër ISIS

 

Uashingtoni i bëri thirrje dje aleatëve të tij për të instensifikuar përpjekjet kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS), duke u shprehur i gatshëm në përfshirjen e helikopterëve sulmues kundër xhihadistëve për të mbështetur forcat e sigurisë irakiane në qytetin e Ramadit, në perëndim të Bagdadit. Forcat e sigurisë irakiane po përpiqen prej disa muajsh të largojnë ISIS-in nga Ramadi, kryeqendra e provinces Al-Anbar, kufi me Sirinë, duke mundësuar prej dy ditësh rimarrjen e kontrollit në lagjen kryesore të qytetit. Por ndërsa forcat e rendit kanë konsoliduar pozicionet e tyre, ISIS-I është kundërpërgjigjur me anë të një sulmi në Bagdad, duke e demonstruar rrezikun nga xhihadistët megjithëse larg vijës së frontit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?