FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ukraina: Nuk do blejmë më gaz nga Rusia

Ukraina ka bërë të ditur se ka ndërmend të ndërpresë përkohësisht blerjen e gazit nga Rusia në 1 prill, pasi marrëveshja aktuale skadon në atë datë. Ndonëse Kievi normalisht varet shumë nga gazi rus, ai ka nisur të diversifikojë dhe të rrisë importet nga Bashkimi Europian, pasi tensionet me fqinjin lindor u rritën shumë në pranverën e vitit që kaloi.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodimir Demshishin tha: “Nuk kemi nevojë të blejmë gaz rus. Nuk ka justifikim të blihet gaz me një cmim më të lartë se sa ai që i paguajmë Europës. Kështu që mendojmë do të ndërpresim blerjen”. Për shkak të rënies së cmimeve të tregut botëror dhe importeve nga Europa, Kievi beson se është në një pozicion më të fortë se sa më parë kundrejt Moskës, megjithatë Ukrainës ende i nevojitet një pjesë e gazit rus dhe po pret për një ulje cmimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?