Vaksina e dytë antiCovid, Trump: Këto zbulime të mëdha do t’i japin fund “murtajës” së Kinës

Donald Trump ka reaguar për vaksinën e dytë të koronavirusit të njoftuar nga kompania amerikane Moderna, e cila është 94.5% efektive.

Në një postim në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se këto zbulime që do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç e konsideron ai, ndodhën gjatë kohës që ai është president i SHBA-së.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!”- shkruan Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?