Vaksina e Pfizer mund të shpërndahet brenda muajit dhjetor

Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin, thotë se vaksina kundër Covid-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me Pfizer, mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Europë. ”Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe”,-i tha ai AFP-së në një intervistë përmes platformës Zoom.

Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave “javën e ardhshme” .

“Ekziston një shans që të mund të marrim miratim nga SHBA-ja ose Evropa ose të dy rajonet këtë vit,” tha 55 vjeçari Sahin, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i BioNTech.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksina e BioNTech dhe Pfizer si dhe një tjetër që po zhvillohet nga firma amerikane Moderna, kanë marrë kryesimin në zhvillimin vaksinës, pasi të dhënat e provave në shkallë të gjerë këtë muaj treguan se vaksinat e tyre ishin rreth 95 për qind të efektshme kundër Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?