Vaksina ndaj Covid-19, kompanitë farmaceutike hasin sfida të mëdha

Qeveritë përreth botës kanë investuar miliarda dollarë te prodhuesit e vaksinave, duke blerë qindra miliona doza, të cilat ndoshta dhe nuk do të funksionojnë. Pfizet, në bashkëpunim me Biontech, planifikojnë të prodhojnë 100 milionë doza të vaksinës së tyre deri në fund të vitit dhe më shumë se 1 miliard vitin tjetër.

Për të përmbushur kërkesën, ata kanë vendosur që të hapin disa fabrika prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë. Arritja e një vaksine nuk është fundi i sfidës, etapa e radhës: shpërndarja tek të gjithë njerëzit, në të gjithë botën.

Kompanitë pëlqejnë planin e sistemit postar UPS për këtë shërbim. Lloje të ndryshme të vaksinave kërkojnë kushte të mëdha transportimi dhe magazinimi, një prej sfidave më të mëdha mbetet temperatura. Mbajtja e vaksinës në gjendje funksionale është diçka tepër kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po e marrim shumë seriozisht faktin që klientët tanë po mbështeten te ne për të zhvendosur çdo dozë dhe të mos humbasë asnjë prej tyre”, u shpreh Wes Wheeler, UPS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?