Vaksina ruse Sputnik-V arrin në Serbi, vaksinimi nis në janar

Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik V arriti të mërkurën në Serbi. Kontingjenti i parë u dërgua në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë, Mirsad Gjerllek, tha se kanë arritur 2,400 doza.

“Nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore më është thënë se, për një ditë ose dy, pritet certifikata për përdorim, kështu që aplikimin e vaksinës Sputnik V mund ta presim menjëherë pas Vitit të Ri. Leja do të na mundësojë të marrim sasi dukshëm më të mëdha gjatë janarit”, tha Gjerllek. Ai po ashtu tha se nga 4 janari, sipas dinamikës së paraparë, vaksinat Pfizer/BioNTech do të arrijnë në nivel javor – nga 20,000 doza.

“Aktualisht, kemi dy vaksina në dispozicionin tonë nga prodhues të ndryshëm. Të dyja janë me cilësi të jashtëzakonshme dhe të sigurt”, tha Gjerllek. Sekretari ka thënë më herët se autoritetet serbe janë duke zhvilluar bisedime intensive edhe me kinezët, për importin e vaksinës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?