FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vazhdojnë luftimet në Jemen, rebelët zmbrapsen nga Adeni

Forcat besnike të presidentit të rrëzuar të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, kanë arritur të zmbrapsin rebelët Houthi në qytetin jugor të Adenit. Një rol të rëndësishëm në largimi e rebelëve nga Adeni kanë luajtur edhe sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. 
Ndërkohë në juglindje një tjetër qytet-port, Mukalla, ra në duart e rebelëve, në këtë rast të al-Kaedës, të cilët morën nën kontroll edhe një bazë ushtarake. Ditët e fundit janë vrarë edhe dy ushtarë sauditë në kufirin me Jemenin. 
Gjatë dy javëve të fundit luftimet në Jemen kanë lënë më shumë se 500 persona të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur, ka bërë të ditur një zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë javën e fundit, luftëtarë të al-Kaedës kanë sulmuar një burg, duke liruar rreth 200 të burgosur, disa prej të cilëve të lidhur me rrjetin terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?