Vdes në një aksident ajror ish-kryeministri i Alberta-s në Kanada

Ish-kryeministri i Alberta-s në Kanada, Jim Prentice ka humbur jetën në një aksident ajror të enjten mbrëma. Lajmi është konfirmuar nga familjarët të cilët thanë se mes viktimave nga rrëzimi i një avioni ishte edhe ish-kryeministri.

Jim Prentice 60 vjeç ka qenë kryeministri i 16-të i Alberta-s. Në kohë të ndryshme nga viti 2006 deri në vitin 2010, z Prentice ka shërbyer si ministër i industrisë, ministr i mjedisit dhe disa poste të tjera të rëndësishme.

Avioni me të cilin ai po udhëtontë u zhduk nga radarët sapo nisi fluturimin. Në këta aksident ajror humbën jetën edhe tre persona të tjerë. Ndërsa nuk ka ende një version për shkakun e rrëzimit të avionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri aktual i Alberta, Rachel Notley shprehur ngushëllime, ndërsa tha se kishte mësuar shumë nga këshillat e tij.-Oranews

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?