Vdesin 7 alpinistë brenda javës në Everest

Tre alpinistë kanë humbur jetën në malin Everest, duke e çuar në 7 numrin total të të vdekurve brenda një jave. Që do të thotë më shumë se numri i vdekjeve gjatë gjithë vitit të kaluar.

Ata vdiqën nga lodhja e madhe ndërsa po përpiqeshin të zbrisnin malin. Në Everest ka një rekord personash që duan të ngjisin malin, pavarësisht thirrjeve për të kufizuar numrin e lejeve të ngjitjes.

Nepali ka lëshuar 381 leje që kushtojnë 11.000 dollarë secila për sezonin e ngjitjes në pranverë në kulmin më të lartë të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy alpinistë indianë, Kalpana Das, 52 vjeç dhe Nihal Bagwan, 27 vjeç, vdiqën në mal të enjten. Organizatori i turneut Keshav Paudel i tha agjencisë së lajmeve AFP se Bagwan kishte ngecur në trafikun e njerëzve për më shumë se 12 orë dhe ishte rraskapitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një tjetër alpinist, 65-vjeç, vdiq në anën veriore të Tibetit në mal.

Një indian dhe një amerikan humbën jetën në mal të mërkurën, ndërsa një profesor irlandez, Séamus Lawless, është shpallur i vdekur pasi u rrëzua më 16 maj.

Pesë persona janë raportuar të vdekur në Everest dhe një në Lhotse sezonin e pranverës  së vitit të kaluar.

Numri i njerëzve që ngjiten në Everest në vitin 2019 mund të kalojë rekordin e vitit të kaluar prej 807 personazh që kanë arritur majën.

Numri në rritje i njerëzve që ngjiten dhe vdesin në Everest ka bërë që thirrje që të kufizon lejet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?