Vendi i parë në Europë që pezullon vaksinimin kundër Covid-19
Pandemia në shumë vende evropiane, përfshi edhe vendin tonë, ka filluar të zbehet. Ndaj dhe Danimarka ka vendosur që të pezullojë edhe vaksinimin e popullsisë.
Vendi skandinav ishte i pari që shpalli fundin e emergjencës shëndetësore, në fund të janarit të këtij viti.
Në Danimarkë, rreth 81% e popullsisë (gjithsej 5,8 milionë banorë) janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 61,6% kanë marrë dozën përforcuese.
Të dhënat në këtë vend tregojnë për një rënie të numrit të infeksioneve, ndërsa të dhënat e shtrimit në spital mbeten të qëndrueshme.
Do të jetë data 15 maj kur do të përfundojë fushata e vaksinimit, e cila do të rikthehet pas verës.
KOHA JONË SONDAZH

