Ventilatori shkakton zjarr në një spital në Shën Petersburg, vdesin pesë pacientë me COVID-19

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Shën Petersburg të Rusisë, ku si pasojë e një zjarri 5 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë në një ventilator. “BBC” shkruan se zjarri shpërtheu në repartin e kujdesit intensiv. Po ashtu bëhet e ditur se 150 persona janë evakuuar nga spitali.

Kujtojmë se Rusia zë vendin e katërt në botë sa i përket numrit të të infektuarve, duke e larguar nga kjo pozitë Italinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?