Zhuhai shpërtheu në flakë, duke detyruar punëtorët që të largoheshin për t’i shpëtuar një katastrofe të vërtetë njerëzore.

Fabrika që ndodhet në qytetin jugor të Kinës u përfshi nga flakët rreth orës 01:40, por për fatin e mirë nuk shkaktoi viktima.

Për të shuar flakët morën pjesë 40 makina zjarrfikëse dhe 200 zjarrfikës, me mbështetje shtesë të ofruar nga brigadat e zjarrfikësve nga Guangzhou, Foshan, Jianmen dhe Zhongshan. Autoritet kineze kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur shkaqet që sollën djegien e fabrikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mars të vitit 2019, dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në dy shpërthime të ndara në uzinat kimike në provincën lindore Jiangsu.

Swiss Digital Mobile Reklama