FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Sesioni në PE për emigracionin, eurodeputeti grek gris flamurin turk gjatë fjalimit

Ioannis Lagos, eurodeputeti grek gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Parlamentit Europian mbi emigracionin ka grisur flamurin turk.

Në PE po diskutohej lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje.

Pikërisht një gjë të tillë e ka paralajmëruar Erdogan i cili me një deklaratë para pak kohëve ka thënë se nëse Europa nuk bën diçka, atëhere Turqia do të hapë portat pasi është duke mbajtur rreth 3- 3.5 milion emigrantë nga Lindja e Mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pikërisht Lagos, si një ish- deputet i partisë neonaziste greke ‘Chrisy Avgi;, ose njohur në shqip si Agimi i Artë, ka akuzuar Erdoganin duke thënë se Turqia po hap dyert e saj duke lënë me qëllim emigrantë të paligjshëm të shkojnë drejt Greqisë. Në fund Lagos ka grisur flamurin turk në shenjë kërcënimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagime të ashpra ka pasur nga politika turke për këtë gjest të grekut.

Greek PM Ioannis Lagos rips Turkish flag

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?