FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/Avioni përfshihet nga flakët në aeroportin e Çikagos, 20 të plagosur

Të paktën 20 persona janë lënduar pasi një avion i kompanisë ajrore “American Airlines” ka marrë flakë teksa ndodhej në pistën e Aeroportit ndërkombëtar “O’Hare” të Çikagos.

Mediat vendase raportojnë se avioni me 161 pasagjerë në bord është përfshirë nga flakët menjëherë sapo ka tentuar të ngrihet nga pista.

Në avionin e përfshirë nga flakët shihen shtëllunga tymi të zi dhe njerëz që nxitojnë të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve. Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet një defekt në motor.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player
Passenger Records Burning Plane at O'Haire

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?