Virusi kinez në Itali? Nga frika bllokohet anija me 7000 turistë

Virusi kinez ka alarmuar autoritet italiane. Dy të dyshuar si të prekur me virusin e ri vdekjeprurës janë izoluar në spitalin e një anije kroçierë, të ankoruar në portin e Civitavecchia në Itali.

Mësohet se burrë e grua nga Hong Kongu, kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe kishin temperaturë të lartë, janë nën mbikëqyrjen e mjekëve, të cilët po realizojnë disa teste për të verifikuar nëse bëhet fjalë për koronavirus.

Pasagjerët e tjerë në anijet turistike, rreth 7000, për momentin nuk mund të zbresin prej saj. Çifti hipi në kroçierë në Savona, disa ditë më parë dhe kishte mbërritur në Itali në 25 janar. Gjatë turit të saj anija kishte ndaluar në Marsejë, Barcelonë, Palma De Mallorca. Për të kontrolluar situatën brenda portit ka ndërhyrë dhe Kapiteneria.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi duke pritur rezultatet e testimeve të kryera. Të gjitha hapat që duheshin realizuar janë ndërmarrë. Situata është nën kontroll dhe për momentin nuk shihet të ketë motive për t’u shqetësuar në bord”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Coronavirus, due casi sospetti su nave da crociera a Civitavecchia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?