Virusi në Itali, shkon në 79 numri i viktimave

Autoritetet italiane kanë vërë publik bilancin e fundit të përhapes së koronavirusit në Itali, i cili ka shënur një shtim të numrit të viktimave e të personave të infektuar në nivel kombëtar. Me përjashtim të rajonit të Valle d’Aosta, raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në 20 rajone italiane, nga 21 që ka e gjithë Italia.

Sipas të dhëna zyrtare të bërë publike nga Enti Kombëtar i Departamentit të Mbrojtes Civile Italiane deri më roa 17.00 të datës 3 mars 2020 në Itali janë identifikuar 2502 persona pozitiv nga koronavirus. Dukshëm është rritur dhe numri i viktimave që deri më tani ka arritur më 79. Dita e sotme ka shënuar 27 viktima më shumë në krahasim me 24 orë më parë kur numri i tyre ishte 52.

229 të infektuar po kurohen në terapi intensive, 1034 në strukturat spitalore e 1000 të tjerë në kushte shtëpiake Autoritetet italiane informojnë se “ende nuk është e qartë se koronavirusi është shkaku i vdekjes së viktimave. Ajo që dihet është se ata kanë qënë të infektuar nga koronavirtus por dhe njëherësh pacientë me patologji të tjera”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?