Virusi vdekjeprurës, Gjermania dhe Britania me raste të reja
Gjermania ka konfirmuar rastin e saj të pestë të koronavirusit, në shtetin jugor të Bavarisë. Kjo është bërë e ditur në një deklarate të Ministrisë së Shëndetit bavarez të enjten.
Pacienti mashkull është i punësuar në të njëjtin vend pune si katër personat e tjerë që kontraktuan virusin nga një bashkëpuntor që vinte nga Kina.
Rreth 110 persona që ishin në kontakt të ngushtë me të gjithë pacientët e infektuar ende po testohen për koronavirusin e ri.
Dy persona në Angli janë diagnostikuar me koronavirusin. Pacientët janë anëtarë të së njëjtës familje dhe janë të parët anglezë që diagnostikohen me të në tokën britanike.
Infeksioni e bën Anglinë vendin e 23-të ose territorin jashtë Kinës për të deklaruar se infeksioni është përhapur atje. Departamenti i Shëndetësisë tha se nuk do të zbulojë detaje se kush janë pacientët.
Lexoni edhe
- Koronavirusi, Presidenti Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, koha për të marrë masa më të rrepta
- Mbledhja e Task-Forcës për Koronavirusin: Asnjë rast në Shqipëri
- 200 të vdekur dhe mbi 10 mijë të prekur nga virusi kinez. Italia shpall gjendjen e emergjencës kombëtare
KOHA JONË SONDAZH

