Vizita tek dentisti i tronditi jetën, zbuloi të vërtetën shokuese

U nis për të kuruar një infeksion në dhëmb, por zbuloi se kishte kancer në qafë. Është kjo historia tronditëse e një 70-vjeçari britanik, i cili ka treguar për mediat se mori vesh se ishte sëmurë rëndë pas vizitës tek dentisti.

Steve Kibble shkoi fillimisht tek mjeku pasi kishte ënjtje në pjesën e majtë të gojës. Doktori mendoi se ishte infeksion dhëmbësh. Kështu që i dha disa antibiotikë si dhe e këshilloi që të shkonte tek dentisti.

Sidoqoftë, kur dentisti i hoqi dy dhëmbë zbuloi se kishte “mish të butë” në pjesën mbrapa fytit. Menjëherë pas kësaj, i moshuari shkon dhe vizitohet në spital. Atje ai kryen biopsinë dhe konfirmohet se kishte kancer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht kreu një operacion për të hequr ënjtjen në pjesën e majtë të qafës. Menjëherë pas kësaj iu nënshtrua kimioterapisë. Steve është tashmë duke rimarrë veten, por nuk lejohet që të hajë ushqime të forta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?