Vrasësi brutal i Zelandës akuzohet për terrorizëm

Policia në Zelandën e Re tha se agresori i xhamive në qytetin Kristçërç u akuzua për terrorizëm. Australiani Brenton Tarrant – i vetëdeklaruar supremacist i bardhë – u ngarkua më herët me 51 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje.

Akuza për terrorizëm bart dënimin maksimal me burgim të përjetshëm. Policia tha përmes një deklarate se Tarrant u akuzua për “angazhim në një akt terrorist”. Tarrant akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristçërçit, më 15 mars. Kanë qenë këto të shtënat më vdekjeprurëse masive në Zelandën e Re.

Disa javë më vonë, Parlamenti i këtij vendi votoi për ndalimin e armëve gjysmë-automatike. Tarrant, 28 vjeç, do të paraqitet në gjykatë në qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?