Vrasja e ambasadorit italian, rebelët: Ne s’kemi gisht fare

Rrëmbimi dhe vrasja e ambasadorit italian ka shkaktuar një debat të madh. Grupi rebel ruandas Hutu mohoi përfshirjen në vrasjen e ambasadorit në Republikën Demokratike të Kongos. Luca Attanasio, 43-vjeç, vdiq pasi autokolona e OKB-së me të cilën ai udhëtonte u sulmua. Raportet në mediat treguan se ambasadori dhe një karabiner ishin marrë nga rebelet e ishin ekzekutuar në pyll.

Këta të fundit ngrenë supet duke thënë se nuk kanë aspak gisht në këtë ngjarje. Zyrtarët vendas fajësuan Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR) për ngjarjen. Një zëdhënës i grupit u shpreh se në rajon operojnë më shumë se 100 milici dhe nuk e kuptonte përse gishti i fajit është kthyer drejt tyre.

”Ne nuk kishim asnjë rol në atë atentat të neveritshëm”, tha Cure Ngoma. Bashkë me ambasadorin u vra dhe një karabinier si dhe shoferi i mjetit. Sipas zyrtarëve të Republikës Demokratike të Kongos, sulmi besohet të ketë qenë një tentativë për rrëmbim. Ende nuk është bërë e qartë sesi I identifikoi sulmuesit Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?