Vrasja e Sarah Everard nxit protesta, polici akuzohet për vrasjen

Për shumë nga gratë dhe vajzat që bënë homazhe dhe vendosën lule dhe qirinj në vendin në të cilin Sarah Everard u pa për herë të fundit, vrasja e saj është një çështje që i prek ato në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Gratë e intervistuara nga Reuters janë shprehur që ato ndihen të kërcënuara çdo ditë për shkak të gjinisë të tyre femërore. Zhdukja e Everard ndërkohë që ajo po kthehej në shtëpi në mbrëmjen e 3 marsit ka sjellë revoltën e shumë grave, të cilat shprehen për rreziqet e ecjes vetëm në rrugë gjatë natës, si dhe për një dështim të policisë apo të shoqërisë për të menaxhuar këtë çështje.

Shumë nga gratë të cilat u intervistuan nga Reuters u shprehën që ato shpresonin për nxitjen e një debati kombëtar në lidhje me vrasjen në mënyrë që të shikonin ndryshime në mënyrën e sjelljes së meshkujve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivistët donin që të organizonin një ceremoni formale, por një leje e tillë nuk iu dha nga policia e Londrës për shkak të kufizimeve të coronavirusit. Ndërkohë që tensionet në protestë u rritën, policia arrestoi shumë vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?