Vriten 16 luanë, gjahtarët e bënë për mjekësinë popullore

16 luanë janë vrarë mizorisht për t’u marrë fytyrat e për t’ua shitur si përbërës për mjekësi popullore. Gjahtarët e paligjshëm kanë hyrë në një zonë të rrethuar, në Afrikën e Jugut, ku kanë vrarë edhe disa luanesha të cilat duhej të lindnin këlyshë pas pak ditësh.

Mendohet se luanëve u është dhënë mis pule i helmuar për t’i paralizuar, dhe nga gjithë kopeja ka mbijetuar vetëm një këlysh.

Luanët po mbaheshin në një qendër për kafshë, në provincën veri-perëndimore të Afrikës së Jugut. Pronari Gert Blom, shkoi të premten në mëngjes për t’i kontrolluar, por nuk i gjeti aty. Ndoqi gjurmët e gjakut derisa gjeti trupat e tyre të masakruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?