Zbardhen motivet e terroristit gjerman që vrau 11 njerëz

Mediat gjermane kanë zbuluar se personi që gjuajti me armë në dy lokale të ndryshme të mërkurën mbrëma është shtetasi gjerman i identifikuar si Tobias R. Në makinën e tij u gjendën municione dhe karikatorë. Besohet se Tobias zotëronte licencë gjuetie. Trupi i tij i pajetë u gjet pranë të ëmës 72-vjeçare, gjithashtu e pajetë.

Sipas Bild, ai la pas një video dhe një letër ku shprehte qëndrimin e tij të djathtë ekstrem. Bazuar në një raport, në video ai flet për nevojën për të shkatërruar komunitetet që nuk përzihen dot më nga Gjermania. Ai thotë se Gjermania kontrollohet nga shërbimet sekrete dhe përdor terma denigrues kundrejt imigrantëve arabë dhe turk.

Në letër dhe në video, fajtori shfaqet paranojak dhe i konfuzuar. Ai flet për një sistem të fshehtë amerikan ku fëmijët keqtrajtohen dhe vriten. Ai i nxit amerikanët të ngrihen dhe të luftojnë. Prokurorët po e trajtojnë çështjen si një rast terrorizmi me bazë ksenofobinë dhe racismin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
German Gunman’s Disturbing Online Message Before Deadly Hanau Shooting

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?