Zbulohet tuneli i drogës 514 metra, lidhte Meksikën me SHBA-në

Policia meksikane ka zbuluar një tunel 7 metra të thellë nën tokë, nga i cili transportohej drogë nga Meksika në SHBA.

Tuneli niste nga një ndërtesë në qytetin kufitar të Tijuana-s dhe mbërrinte në Shtetet e Bashkuara.

Tuneli i gjatë 514 metra kishte mjete ventilimi dhe ndriçimi dhe gjithashtu ishte i pajisur me shina që përdoreshin për të shtyrë karrocat me drogë nga San Diego në anën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hyrja e tunelit ndodhej pranë një kompanie për bërjen e shisheve, pranë Aeroportit Ndërkombëtar AL Rodrgiuez në Tijuana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tuneli në Meksikë lidhej me një shtëpi që mbante sasi të mëdha droge. Aty u sekuestruan 2.2 ton marijuanë në 371 pako, lajmëroi policia meksikane./Ora News/

tuneli-2 tuneli3 tuneli4 tuneli5 tuneli6

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?