FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbutet Netanjahu, u kërkon falje arabëve

Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu u ka kërkuar falje arabo-izraelitëve për retorikën gjatë fushatës zgjedhore, që fyeu anëtarët e komunitetit dhe mori kritika ndërkombëtare. Netanjahu, partia e të cilit Likud, fitoi zgjedhjet u takua me anëtarë të komunitetit arab dhe në mënyrë të vecantë tërhoqi komentet sipas të cilëve “arabët votojnë në tufa”.

Megjithatë, në SHBA këshilltari i lartë i Obamës Denis McDonough tha se komentet e Netanjahut nuk mund të injoroheshin. “Pas zgjedhjeve, kryeministri tha se nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij, por për shumëkënd në Izrael dhe në komunitetin ndërkombëtar, komente të tillë kontradiktorë vënë në dyshim angazhimin për një zgjidhje me dy shtete, ashtu sic bëri edhe deklarata e tij se ndërtimi i vendbanimeve kishte si qëllim strategjik ndarjen e komuniteteve palestinezë. Nuk mund të bëjmë sikur këto komente nuk janë bërë asnjëherë”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?