Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov : Detyrë e jona, ta çlirojmë Sirinë nga terroristët
Detyrë e Rusisë në Siri është ta çlirojë territorin nga organizatat terorriste dhe të ndihmojë që të pengohet ndarja e vendit, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Nuk është caku për një bazë të përkohshme. Ajo shërben që të arrihet ajo që tha presidenti – t’u mundësohet autoriteteve legjitime siriane në luftën kundër Shtetit Islamik dhe organizatave të tjera terroriste. Territori i Sirisë duhet të çlirohet”, theksoi Peskov, duke shtuar se duhet të bëjë gjithçka që të pengohet ndarja e vendit.
Peskov paralajmëroi se në të ardhmen e afërt nuk do t’i jepet fund konfliktit sirian.
“Për fat të keq, në bazë të informacioneve të cilat i marrim, nuk kemi arsye për optimizëm. Duket se para bashkësisë ndërkombëtare na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë”, konstatoi Peskov.
KOHA JONË SONDAZH

