Zgjedhja e presidentit të ri të KE-së, përplasje mes Merkel dhe Macron

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron kanë diskutuar për mënyrën e përzgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Europian.

Përpara samitit ku do të diskutohen rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Europian por edhe caktimi i drejtuesve të rinj të institucioneve të Bashkimit Europian, kreu i shtetit francez këmbëngul që procesi të mos jetë automatik, ndërsa Merkel deklaroi se Gjermania vazhdon të favorizojë zgjedhjen e kandidatit kryesor nga partia fituese e zgjedhjeve.

Kancelarja gjermane këmbëngul që krerët e BE-së t’i marrin këto vendime sa më parë pasi mbledhja do të mbahet në fillim të muajit qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje, duke qenë se Parlamenti i ri do të mblidhet në fillim të qershorit dhe natyrshëm preferohet që deri në atë kohë të kemi një propozim nga Këshilli Europian”, ka thënë Merkel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhja e presidentit të ri mund të çojë në një periudhë të gjatë të përplasjeve midis ligjvënësve dhe udhëheqësve të BE-së. Gjatë muajve të ardhshëm, BE-ja gjithashtu duhet të zgjedhë lider të rinj për Këshillin e BE-së, parlamentin, Bankën Qendrore Evropiane dhe një shefe të politikës së Jashtme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?