Zgjedhje të parakohshme në Preshevë

Qytetarët e komunës së Preshevës duhet të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Komunal. Qëndrat e votimit janë hapur në orën 7:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen në 20:00 të mbrëmjes ndërsa procesi po mbahet në kushtet e pandemisë.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi ka bërë të ditur se në të 38 vendvotimet nuk janë hasur probleme që do ta cënonin procesin zgjedhor.

Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës. Në garë janë edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga Unioni Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi komunal i Preshevës u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020, për arsye se nuk është mbajtur asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?