Zgjedhjet europiane, Noto: Europa, temë sekondare në fushatën zgjedhore europiane në Itali
Teksa ka nisur votimi për zgjedhjet europiane, IPR Marketing (Instituti Studimor i Sondazheve dhe Studimeve Social-Ekonomiko-Politike) që prej disa vitesh ka një bashkwpunim të suksesshëm me RTV Ora, ka realizuar për Radio Televizionin Publik italian RAI, sondazhet e fundit politike mbi zgjedhjet evropiane në Itali.
Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora në Romë, drejtori i Marketingut të IPR-së, Antonio Noto, jep një fotografi të përgjithshme mbi zgjedhjet evropiane të kampanjës në Itali dhe parashikime mbi votën e italianëve.
Antonio Noto. Ka qenë një fushatë elektorale jonomale. Edhe pse votohet për zgjedhjet europiane, fushata e komunikimit të forcave politike ka prekur vetëm tematikën italiane. Flitet për drejtësi, ekonomi, emigracion, taksat, politikat fiskale, punëdhënien, sigurinë kombëtare, të gjitha çështjet që përksain politikës italiane dhe jo parlamentit europian. Përmendet shumë pak Europa. Nuk flitet për sovranitet siç ishte parashikuar duke menduar se në Itali kjo fushatë do të karakterizohet nga partitë pro dhe kundër Europës.Evropa është pothuajse një temë e dytë në këto zgjedhje në Itali.
Noto thekson se pjesëmarrja e italianëve në votime duke e krahasuar me zgjedhjet e pesë viteve më parë do të jetë më e ulët.
Antonio Noto: Italia është vendi ku pjesëmarrja në votime është më e larta në Evropë. Është e qartë se gjithnjë ka një diferencë mes numrit të italianëve që një vit më parë ka votuar për zgjedhjet politike dhe numrit të italianëve që votojnë për zgjedhjet evropiane. Do të ketë një pjesëmarrje më të ulët në krahasim me 73% që ishte pjesëmarrja në zgjedhjet politike të një viti më parë. Në krahasim me 5 vite më parë, në zgjedhjet evropiane të vitit 2014, kur kjo pjesëmarrje ishte 56-57%, sipas sondazheve të IPR Marketingut në 26 maj parashikohet të votojnë rreth 60% të italianëve.
Por si po të të orientohet vota e italianëve? A do të konfirmohet Partia e Matteo Salvinit si forca e parë politike në vend?
Antonio Noto: Sipas exit-polleve tona, Lidhja do të konfirmohet forcë e parë politike në vend me një parashikim nga 27-31% të votave. Ndërsa vendi i dytë i partisë kryesore në vend do të luhet pothuajse në përqindje të barabartë mes Lëvizjes 5 Yje dhe Partisë Demokratike me një rezultat nga 21-25%. Përcaktuese do të jenë 9.% të zgjedhësve që nuk ka vendosur për kë do të votojnë por që do ta marrin këtë vendim mes ditë së shtunë dhe të dielë.
Ndërkaq mbetet për tu parë sesa do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve europiane në Shqipëri?
Antonio Noto: Mendoj se situata politike në Shqipëri mund të ndikohet më shumë nga vota europiane. shumë në Europë. Nëse do të kenë sukses sovranistët, Shqipëria do të ketë më shumë vështirësi për të hyrë në Europë, por nëse do të kenë sukses Partia Popullore, socialistët me shumë mundësi do të ketë një vëmendje më të madhe dhe më shumë mundësi për Shqipërinë që të jetë pjeë e BE. Pra mendoj se më shumë se vota në nivel kombëtar në Itali, në Shqipëri do të ndikojë rezultati i votës në nivel europian.
Rreth 51 milion italianë me të drejtë vote janë të ftuar të votojnë 73 europarlamentarët e rinj nga 751 deputetë që ka Parlamenti Europian.
Në Itali këto zgjedhje përkojnë plot një vit nga krijimi i qeverisë së koalicionit Lidhja dhe 5 Yjet, vit ky i shoqëruar me debate të forta me Brukselin mbi temat e emigracionit dhe politikës ekonomiko-fiskale.
IPR Marketing do të publikojë projeksionet e parë mbi votën e italianëve natën e 26 majit në kohë reale menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.
KOHA JONË SONDAZH

