Zgjedhjet europiane/ Skenaret – Kapërcimi historik i Salvinit e rënia dramatike e Di Maios

Vota europiane dëshmon pamjen e një përmbysje të madhe. Lega Nord e Matteo Salvinit fluturon dhe bën një kapërcim historik duke u bërë partia e parë italiane që kalon 34 % duke u kthyer në partinë e parë në Parlamentin Europian. Ajo  ka tejkaluar ndjeshëm aleatët qeveritarë ‘Movimento 5 Stelle’ të Luigi Di Maios që ka rënë fort në nivelin e 17% kundrejt rezultateve të 14 muajve më parë.

Por në përgjithësi, Italia po shkon vendosmërisht djathtas me “Fratelli D’Italia” të Giorgia Melonit që rritet akoma me 6 % dhe me të zakonshmen “Forza Italia” që rrotullohet te 8-9 përqind.

Shtypi italian parashikon se rezultati i dobët i aleatit kryesor qeverisës italian, mund të vendosë në pikëpyetje  kryesimin e Luigi Di Maios në “Movimento 5 Stelle” ashtu sikurse edhe mund të ngjallë dëshirën që Matteo Salvini të kërkojë një mandat të pastër qeverisës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?