Zgjedhjet europiane të rrezikuara nga ndërhyrjet kibernetike

Sulmet apo ndërhyrjet kibernetike janë kthyer në një shqetësim për zgjedhjet evropiane, të cilat po zhvillohen nga e enjtja në të dielën.

Ndërkohë, instituti për dialogun strategjik (ISD) po heton rastet në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe në Poloni.

‘’Aktorë të rinj po shfrytëzojnë mungesën e kuadrit ligjor në internet, duke përshtatur shpesh linjën e përdorur nga shtete si Rusia, apo më tej të grupeve amerikane të interesit, por gjithashtu duke krijuar edhe fushatat e tyre pan-europiane’’, thuhet në raportin e publikuar një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se në zgjedhjet europiane po përdoren të njëjta teknika për të cilat Rusia akuzohet se ndërhyri në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?