Zgjidhet Kryeministri i ri i Britanisë
Boris Johnson do të jetë Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Ai u zgjodh këtë të martë si lideri i Partisë Konservatore në pushtet dhe do të marrë postin e Kryeministrit të mërkurën. Rivali i tij në garën për kryeministër ishte Jeremy Hunt. 92 mijë anëtarë votuan për Johnson, ndërsa Hunt mori 46 mijë vota.
Johnson tha se ishte një privilegj që shërbeu në kabinetin e Theresa May dhe se do të vazhdojë pasionin dhe vendosmërinë që ajo solli. Ai ndër të tjera tha se është një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” që u zgjodh udhëheqës i Tory.
Menjëherë pasi Johnson u shpall fitues erdhi edhe urimi i Theresa May-t, e cila me anë të një reagimi në Twitter shkroi se e uron Johnson në krye të konservatorëve.
KOHA JONË SONDAZH

